Zyrtari i LSDM-së, Hadi Osmani ka thumbuar deputetin e BDI-së, Artan grubi, por edhe kryetarin e kësaj partie Ali Ahmeti, pas tentimeve që t’i përvetësojnë meritat për avancimin e Ligjit për gjuhët.

“Artan Grubi më në fund e kuptoi se ka gabuar që ka votuar Nikolla Gruevskin për kryeministër. Gëzimi që e shprehi sot në Kuvend pas sjelljes së Ligjit për gjuhën shqipe që është meritë më e madhe e kryeministrit Zaev Muhamed Zekiri dhe shqiptarëve të LSDM-së, është argument se Artan Grubi shumë më herët është dashur të votojë kundër Gruevskit, e jo me votën e tij ta mbajë në pushtet deri në vitin 2017. Unë i premtoj ARtan Grubit, Ali Ahmetit dhe gjithë BDI-së se do të gëzohen edhe me shumë arritje për shqiptarët që do të shënojnë LSDM-ja, kryeministrit Zaev dhe shqiptarët e LSDM-së. Qofshi gjithmonë të gëzuar, e jo të turpëruar si kur ishit në koalicion me VMRO-në. To be continued…”, ka shkruar Osmani në facebbok.