Grupi i deputetëve të Lëvizjes Besa e votoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe pse me të nuk zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe, deklaroi deputeti Fadil Zendeli në kuvend pas miratimit të ligjit, përcjell Fol.

”Ne si grup parlamentar më parë kemi deklaruar se do ta mbështesim ligjin dhe sot votuam, siç kemi votuar për ligjin edhe në lexim të parë, edhe pse për të kemi vërejtje. Konsiderojmë se me këtë ligj nuk zyrtarizohet gjuha shqipe, por ka vetëm një avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore”, tha Zendeli.

Ai në lidhje me zhvillimet e fundit në Lëvizjen Besa tha se të gjitha çështjet e brendshme i kemi lënë të zgjidhen në parti. /Fol/