Fatkeqësisht, mund të konstatoj se kjo është një periudhë e vështirë për Republikën e Maqedonisë, kjo dëshmohet edhe  nga thirrjet e qytetarëve në emisionet e  mëngjesit.  Në përgjithësi njerëzit nuk janë të kënaqur me cilësinë e jetës dhe se unë  këtë e vërej  në kontakt të përditshëm me qytetarët, pavarësisht moshës së tyre, theksoj kryetari  i VMRO-DPMNE-së  Hristian Mickoski në programin e mëngjesit në TV Sitel, “E dua Maqedonië” (Ја сакам Македонија),përcjell fol.

Mickoski vuri në dukje se nga të gjitha konkluzionet , sugjerimet dhe kritikat e tyre, politikanët duhet të nxjerrin mësime dhe të përcaktojnë trajektoren në ndjekjen  e politikave.

Unë  mendoj se ne duhet  të mësojmë shumë gjëra nga programet e mëngjesit  si dhe nga kritikat dhe sugjerimet e qytetarëve.

Depresioni social  normal se ka përshkuar vendin, përderisa  ne kemi politikan të cilët janë ndoshta mbetjet e fundit të këtyre politikanëve të tranzicionit  të cilët fundin e tyre politik kryesisht e bazojnë vetëm në premtime dhe zero realizime tha Mickoski./fol.mk