Përveç OBRM-PDUKM-së, asnjëra nga partitë tjerë të mëdhaja në kuvend nuk është e mendimit se vendi duhet që të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, bashkë me ato lokale, si rruga e vetme për zgjidhje e krizës politike.

Më herët, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, bëri të ditur se partia e tij nuk është e mendimit se zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje e krizës politike në vend. Nga ana tjetër, LSDM-ja është e bindur se sjellja e OBRM-së në kuvend do të përfundojë së shpejti duke shpresuar se Ivanovi do të ndërrojë mendje për mandatarin.

Një mendim ndryshe për zgjidhjen e krizës ka Lëvizja Besa. Sipas tyre, edhe nëse ç’bllokohet kuvendi, Maqedonia nuk do të del nga kriza politike nëse në funksione kyçe ulen anëtarë të BDI-së.