Qeveria e Shqipërisë, e Kosovës, Serbisë, Mali i Zi, Bullgaria të gjithë janë solidarizuar duke dërguar ndihma dhe duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave në Hasanbeg, deri në momente, vetëm PDSH-ja e Menduh Thaçit nuk ka dërguar asnjë ngushëllim e ndihmë për banorët e Hasanbegut, shkruan TetovaSot.

Edhe pse deputetët e PDSH-së ishin mjaft të zëshëm kur ishte në pyetje ndarja e buxhetit, duke proklamuar se ai buxhet duhet ndarë në mënyrë të drejtë edhe për shqiptarët e Tetovës, e Shkupit, si duket pas katastrofës natyrore që i kapluan shqiptarët e Hasanbegut, deputetët e PDSH-së gjenden ose për pushime në Antali ose ndoshta i ka kapluar zhurma e dasmave në sezonin e verës.

Përndryshe, në Hasanbeg dhe rajonet e përmbytura nga vërshimet po arrijnë ndihma nga të katër anët, si nga shoqatat humanitare, po ashtu edhe nga individ, shtete dhe institucione të ndryshme.

Banorët shqiptar të Hasanbegut e pësuan më rëndë tragjedinë e vërshimeve ku 21 persona e humbën jetën si rezultat i tyre dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale./TetovaSot/