Pas vërshimeve të para dy ditëve, fshati Stajkovcë vazhdon të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme institucionale. Ambulanca, ushtria, policia, zjarrfikësit dhe forma të tjera janë të pranishme.

Por flasin edhe banorët për ndihmën që ju ofrohet vazhdimisht.

“Ambulanca është këtu, nëse ka nevojë kuptohet , ndihma e shpejtë këtu është tërë ditën qëndrojnë , edhe tash janë këtu siç shihni , ajo është ndihma, ndërkohë që jemi të dëmtuar tepër”, thotë njëri nga banorët e Stajkovcës.

“Janë të gjitha por ndodhi ajo që ndodhi, Zoti ka dashur të jetë kështu dhe ajo është”, tha një banor tjetër.

“Ndihma siç shihet kemi mjaftueshëm, por të gjithë njerëzit janë të dekoncentruar pas gjithë atyre vërshimeve, nuk ka higjienë fare, për këtë duhet të ndërmerren masa më të shpejta që mos të ketë ndonjë epidemi”, thotë një banore e fshatit.

Këta banorë marrin ndihma të shumta si ushqim, ujë, batanije, mjekim nga ndihma e shpejtë dhe të tjerë./SHENJA