Veteranët e luftës së UÇK-së, janë të pa kënaqur në lidhje me miratimin e ligjit nga Kuvendi i Kosovës,  për veteranët e luftës.

Ndonëse ishte kërkuar që të bëhen disa ndryshime në këtë projektligj,  Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit me 29 dhjetor ka miratuar projektligjin për të cilin përfaqësues të veteranëve janë shprehur të zhgënjyer.

Hysni Gucati Kryetarë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë për Indeksonline se janë vetëm dy pika ku është bërë ndryshim pozitiv, ndërkaq për pikat tjera të këtë ligj janë krejtësisht të zhgënjyer.

“Nuk jemi të kënaqur me ligjin e miratuar  për veteranët e luftës, por gjithsesi ka disa përmirësime se ligji paraprak që ishte. Ligji i miratuar nga në Kuvendin e Kosovës, ka vetëm dy pika pozitive në te. E pra është se familjarët e veteranëve ata të cilët kanë vdekur nga viti 1999, do të përfitojnë një pagë prej 250 euro në muaj. Dhe e dyta është se është hequr nëni i cili a ka ndaluar punësimin për veteranët, tani ata kanë të drejt pune si dhe 50 për qind të pensionit ta marrin njëkohësisht”, ka deklaruar Gucati.

Në pakënaqësitë se veteranëve sa i përket ligjit, sipas Gucatit është edhe kategorizimi i veteranëve që është bërë si dhe çështja e benificioneve ku ligji nuk përcakton se çka do të përfitojnë tani veteranët tani

“Gjithashtu edhe numri i veteranëve prej 46 mijë është jashtëzakonisht i lartë, sepse numri real i luftëtarëve është shumë më i vogël se sa shifra e paraqitur zyrtarisht nga Qeveria”, ka thënë Gucati /Indeksonline/