Nesër të gjithë besimtarët myslimanë, do të festojnë Kurban Bajramin. Por, jo të gjithë kjo festë po i pret në kushte të mira.

Më së rëndi e kanë veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët këtë muaj nuk kanë marr paga, për shkak se Ministria ka njoftuar se nuk ka para të mjaftueshme t’i paguar ata.

Lidhur me këtë, ka reaguar ashpër veterani Ibush Guri nga Kaçaniku, përcjell Bota sot. Në një postim në Facebook, Guri ka kritikuar rëndë pushtetetarët, duke nisur nga deputetët e deri tek presidentit, për shkak se siç ka thënë ai, “i kanë lënë veteranët me gishta në gojë natën e Bajramit”.

Ai ka treguar se sonte ka ngrënë vetëm speca e domate, derisa ka mallkuar pushtetarët për gjakun e dëshmorëve dhe mundin e veteranëve të vërtetë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Reagim i një Veterani nga Kaçaniku, Zoti ju Mallkoft juve qeveritart ,deputet ,President e deri te Udheheqsat e OVL -UÇK -së qe n’ket nate Bajrami i lat Veteranet me Gishta ne goje e ju pervete Konsumoni lloj lloj mishi ,Faleminderit o Zot qe naj ke dhan shendetin e po punojm bile sa me mbijetuar ,qe nate Bajrami darka vetem me Domate e Speca ,Haram ju qoft Gjaku i Deshmorve dhe mundi i Veteranve te Vertet.