Me takimin e veterinerëve të regjionit të Gjakovës, kryetari i OVK-së, Arben Sinani, ka përmbyllur turrin informues me veterinarët e terrenit.

“Ishin takime të frytshme dhe përmbajtjesore. U informova nga afër me problemet dhe sfidat e tyre të punës në terren. U premtova me aq sa mundem në realizimin e kërkesave të tyre, që ishin solide, por të dobishme”, tha Sinani.

E veterinarët e regjioneve, teksa kanë falënderuar kryetarin Sinani për turrin e marr, kanë parashtruar para tij shumë kërkesa me interes, e me theks të veçantë kërkesën, që sa më shpejtë OVK të bëhet me ligj.

Ndryshe, kryetari Sinani, po qëndron në Republikën e Malit të Zi, me kërkesën e Odes Veterinare të këtij shteti. Aty po mbahet mbledhja e radhës e odave veterinare të rajonit.