Më 1 prill që është e njohur si “Dita e gënjeshtrave”, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një aksioni simbolik kanë uruar kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin në ardhje, Hashim Thaçin për këtë ditë, duke i uruar siç thanë ata, për ditën e tyre.

Me një pankartë 40 metërshe, në të cilën thuhet “Isë&Hashim, urime 1 prilli dita juaj”, ua kanë rikujtuar atyre disa nga shkeljet e ligjit, të cilat thonë se i kanë bërë.

Adonis Tahiri, i Vetëvendojses ka thënë se tashmë e kanë të qartë se qeveritarët e kanë shpërfill qytetarin dhe se komunikimi me ta ka qenë vetëm përmes rrenave.

“Këtu janë 9 rrenat e Hashimit dhe  9 të Mustafës. Këta dy kanë ardh në pushtet përmes rrenave dhe po vazhdojnë përmes rrenave, ata kanë premtuar vende të punës, rritje të numrit të grave në qeveri dhe nuk kanë bërë asgjë. Ata vetëm e kanë themeluar gjykatën speciale dhe i kanë fal tokë Malit të Zi”, ka thënë Tahiri.

Ai ka vlerësuar se këta dy e kanë shkel Kushtetutën me marrëveshjen për Zajednicën dhe për këtë aryse, aktivistët kanë dal sot tua urojnë 1 prillin
1 prill vv1 prill vv 1