Se BDI është bashkëpjesmarëse në legalizimin e ,,VËLLAUT TË MADH NË MAQEDONI ,, e vërteton fakti se  Bashkimi Demokratik për Integrim, me datë 23 qershor 2010,  kur u miratua Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Komunikime Elektronike (,,Gazeta zyrtare e RM,, nr.83/10), as në procedurën qeveritare e as në ate kuvendore fare nuk e ka kundërshtuar , përkundrazi deputetët e atëhershëm por edhe disa të sodit të BDI-së që janë gjendur në sallë kanë votuar PRO këtijë ligji.  

Me këtë ndryshim dhe plotësim , Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim ,iu dha mundësia  që me keqpërdorimin e Ligjit për Ndjekjen e Telekomunikimeve, teknikisht, me aparaturat e sofistikuara, vetëm me shtypjen e një butoni , ky shërbim të mundë të përgjojë komunikimet e gjithsecilit , kur të dojë, dhe sa të dojë .

Me këtë u dëshmua se janë bërë thyerje të rënda të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut si dhe cënimi i privatësisë. Pra me këtë heshtje dhe me këtë votim në parlament si parti janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për këtë shpërdorim skandaloz dhe për legalizimin e “Vëllaut të madhë në RM”.

Ky ndryshim i ligjit i cili ia lejoi MPB në fakt policisë sekrete këtë mundësi, e bëri që sot dhe shumë kohë në të ardhemen të mundet që politikanët shqiptarë të jenë peng i shantazhimit, dhe kjo kuptohet është punë e zymtë e cila shkatëroi dhe mundë të dëmtojë familje , jetëra dhe kariera të njerëzve. Dhe mu për këtë BDI-ja nuk mundë ti ikë përgjegjësisë politike për shumë të bëma por në veçanti për këtë heshtje si struc karshi ortakut të tyre Vmro-Dpmne.

Qenan Aliu

©Fol.mk

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.