Javën e fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për më shumë persona të shëruar nga Covid-19, se sa raste të reja të të infe’ktuarve, me çka situatën e vlerëson si inkurajuese.

E Qeveria po mendon për zbutjen e masave shtrënguese. Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani tha se është koha që ora pol’icore dhe mbyllja e bizneseve të zëvendësohet me një kombinim të zgjuar të masave të buta.

“Unë mendoj se ora pol’icore duhet të zëvendësohet me masa të buta, tash paraqitet një sfidë për shkak se është muaji i agjërimit dhe është traditë që gjatë darkës njerëzit të mblidhen shumë te njëri-tjetri. Kjo është arsyeja pse e kemi bërë deri në ora shtatë orën poli’core, që mos të munden njerëzit të grumbullohen nëpër shtëpi për iftar. Propozimi i parë do të jetë që edhe vikendeve të lirohet prej në ora shtatë që pastaj ditëve në vijim të lirojmë më shumë orën pol’icore”, tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër./fol.mk