Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se nuk është as vasal e as bisht i LSDM-së e as që ka qenë edhe i VMRO-së. Tha se nuk do të mbështetë kandidat partiak të partnerit të koalicionit pra LSDM-së.

Por nuk shkoi gjatë dhe Ahmeti ka ndryshuar qëndrim shpejt, kështu që dje pas takimit me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, tha se do mbështesë një “kandidat konsensual”, por që janë puro politik të LSDM-së.

Siç mëson Almakos Ahmeti ka shprehur gatishmëri të plotë për të mbështetur “kandidatin konsensual” të LSDM-së, si Oliver Spasovskin, po ashtu edhe Nikolla Dimitrovin. Ndërkaq, kandidati i vetëm nga emrat që përfliten si president shtetit, i cili mund të jetë gjithpërfshirës dhe që mbahet nga opinioni si jo poartiak është vetëm Stevo Pendarovski./Almakos