Shkruan: Medai SHAHOLLI

Lideri i integristëve Ali Ahmeti, si gjithmonë i urtë e i nënshtruar, kapitullant dhe i dëgjueshëm në momente kyçe në përballje me sllavët edhe këtë radhë për President konsensual, dezertoi nga kampi shqiptar.
Kapedan Aliu, pëlqeu më mirë një kandidat sllav nga e radhët e koalicionit të tij sesa një kandidat shqiptar për hir të favore që kanë kaparosur me kryeministrin Zajko si shpërblim.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe pazarit me kryeministrin Zajko për President konsesual, kapedani ynë dezertor Aliu deklaroi se, Pendarovski i tij ka mbështetjen e gjithë shqiptarëve!

Duke bërë një thirrje të papërgjegjshme xhak Alia shkalloi duke folur në emër të gjithë shqiptarëve, pa u konsultuar më parë me shqiptarët.

Prioritetet dhe favoret politiko-financiare që i jep qeveria Zajko për ”shfalerkën” DUI, nuk duhet të ishin në asnjë mënyrë temë diskutimi dhe as shantazhim për të vënë në pikëpyetje vazhdimin e koalicionit me qëllim që DUI të pranojë një kandidat për President nga radhët e SDSM-së.

Por, DUI si servile dhe si prostitutë politike që është pranoi pa hezitim të rreshtohet në tajfën e Zajkos, me kandidatit e tyre konsesual Stevçe Pendarovskin për President.

Kësisoj, komandanti ynë tashmë kapitullant xhak Alia, dezertoi kampin shqiptar për t’u bashkuar me kampin sllav që në fakt janë në koalicion qeverisës me SDSM-në e kryeministrit Zajko, për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës NM.

Me këtë rreshtim përkrah kandidatit të SDSM-së, DUI dhe xhak Alia, po mumdësojnë që vota shqiptare të shkoj në drejtim të gabuar jo vetëm përfaktin që kandidati do të jetë një shërbetor i Zajkos po, edhe sepse kushtetuta që kanë miratuar vetë partitë politike shqiptare edhe në ndryshimet e fundit i diskriminon me epitetin si bashkësi etnike e 20%.

Nga ana tjetër opozita shqiptare nuk ka asnjë shans për të fituar Presidentin e vendit, si rezultat i shkërrmoqjes së votës së elektoratit shqiptar dhe me rreshtimin pro kandidatit sllav nga ana e DUI-t, partisë më të madhe në kampin shqiptar.

Me zgjedhjen e Stevçes karanxhollit si President i vendit, shqiptarët nuk do të gëzojnë ato të drejta që duhet t’i kenë por do të vazhdojnë të trajtohen si më parë.
Ai Pendarovski i SDSM-së, gjithsei do të jetë një President me kostum të ri, por me mentalitet të vjetër si paraardhësit e tij.