Banori i Reçicës së Madhe të Tetovës i moshës 48 vjeçare mbrëmë ka paraqitur në stacionin policor në Tetovë se nga zyra e firmës së tij për prodhime të mobiljeve janë marrë rreth 100 mijë euro, informoi zëdhënësi i SPB në Tetovë Marjan Josifovski.

 

Sipas informacioneve që ka paralajmëruar paraqitësi, vjedhja është bërë në natën mes të dielës dhe të hënës (29-30/01) nga deri tani persona të panjohur.

Pas paraqitjes policia ka kryer hetim komplet, ka biseduar me pronarin firmës dhe disa të punësuar në këtë firmë, ndërsa sipas Josifovskit hetimet do të vazhdojnë edhe sot.

Ai tha se policia po punon intenzivisht për zbardhjen e rastit dhe kapjen e vejdhësve.