Intervistë e realizuar nga Pa Censurë me aktorin nga Kosova Virush Shala

PA CENSURË: Si e vlerësoni filmin “Tallja e Krishtit” të regjisorit Jani Bojaxhi, që njëherit ka ngjallur shumë reagime në masë?!

VIRUS SHALA: Në fakt kam pritur një reagim më të mirë nga shqiptaret, por edhe kësaj here e humbën një shansë tepër të mirë. Filmi i Janit, fatkeqësisht nuk e kam parë komplet, por me shkëputje, sipas mendimit tim, është njëri ndër filmat më pozitiv që është bërë në Maqedoni për luftën Çlirimtare atje. Reagimet kanë ardhur si zakonisht nga njerzit që janë expertë për çështjë të përgjithshme, dmth nga ata që janë në gjendje të flasin që nga operacionet plastike estetike, deri tek zbulimet e NASA-së, por që kur është fjala edhe për film, e thonë ndonjë fjalë.

PA CENSURË: Sekuencat e filmit që janë lansuar në mediume, janë pamje që tregojnë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare si terroriste, ushtarë që vrasin dhe malltretojnë civil. Si mund të thoni që ështe pozitiv?

VIRUS SHALA:Joo, është gabim. Nëse po flasim për filmin e njejtë, unë nuk kam parë asnjë ushtarë të UÇK-së aty. Aty Jani Bojaxhi, e ka thënë një të vërtetë që ka ndodhur atje, dhe jo vetëm.

Edhe unë me raste shkarravis dicka, që i quaj skenare, ose skica për skenar filmi. Psh, para një kohe e kam shkruar një skenar për film të gjatë e titulli i tij është “Unë jam fajtor” ku tregon për tmerret që serbët kanë bërë gjatë luftës në Kosovë.

Personazhi antagonist në këtë skenar është Zvonko. Një ushtarak serb, i cili të gjitha krimet i kryen me plis në kokë, më shqiponjë të arit në qafë, dhe më një uniformë të UCK-së, edhe skuadra e Zvonkut në skenarin tim janë të kamufluar ashtu, që nga pamja e jashtme duken si shqiptarë, por në fakt janë njësi elite serbe. Edhe në filmin e Janit e kam parë të njëjtën gjë. Jani meriton respekt nga shqiptarët për këtë vepër.

PA CENSURË: Po shumë mirë e keni thënë, ju keni pasqyruar krimet që kanë bërë serbët gjatë luftës… Nuk ka lidhje si janë të kamufluar por cfarë paraqesin. Këtu në këtë film paraqitet UÇK-ja (ku vetëm për semiotikë është emri dhe gjuha serbe) dhe i nveshen terrore që nuk i ka kryer!

VIRUS SHALA: Ushtarët e Janit nuk janë shqiptar. Sepse as nuk flasin shqip, e as nuk sillen si të tillë. Ku e gjeni shqipatrin ju tek filmi i Janit? Ata janë sllav që veç janë kamufluar për t’u fshehur nga UN-i. Unë në atë film skam parë asnjë shqiptar.

PA CENSURË: Po atëherë si e shpjegoni logjikën që ai ushtari i UÇK-së, që sipas jush paraqet ushtarin serb, vret civil serb në Maqedoni?!

VIRUS SHALA: Sepse ashtu kanë ndodhur me të vërtëtë. Po ju rikujtoj rastin Panda ne Pejë. Sllavët janë në gjendjë të bëjnë gjithcka për të arritur qëllimin ka shumë raste kur edhe Maqedonasit ka vrarë civil maqedon më idenë që faji t’ju mbetet shqiparëve. Nëse nuk gaboj edhe në Maqedoni ka ndodhur rasti “Monstra”
Çfarë doli në fund? Kush ka bërë krime?

PA CENSURË: Raste të tilla nuk mund t’i krahasojmë, janë të ndara! I nderuar ju falemnderoj për intervistën, kënaqësi të dëgjoj një mendim ndryshe. Ju ngeleni idesë që është një film i mire dhe me sa di unë, i keni ofruar mundësinë regjisorit të promovoje edhe në Kosovë?

VIRUS SHALA: Po janë raste të ndara, por edhe filmi i Janit është një rast. Unë e kam knaqësinë që edhe përmes jush t’a ftoj Jani bojaxhi në prishtinë dhe unë ja organizoj premierën e filmit. Jani nga mbiemri duket i familjës së Nënë Terezës, dhe si i tillë është i mirëseardhur mes nesh. E keqja është se opinioni juaj atje, dhe këtu tek ne flasin por shumica që unë kam pas rastin t’i dëgjoj e lexoj, janë tepër të cekët.

Aktori Virush Shala ështe gjithashtu pjestarë i ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ai ka mbartur gradën Gjeneral lufte!