Në vitin akademik 2021/2022 në vend janë regjistruar gjithsej 51.510 studentë, që paraqet rritje për 1,2 për qind në krahasim me vitin paraprak akademik. Numri i studenteve të regjistruara është 29.823 ose 57,9 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Numri më i madh i studentëve (82,6 për qind) janë regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 16,8 për qind janë regjistruar në institucionet private të arsimit të lartë.

Në vitin e parë të studimeve, në këtë vit akademik, janë regjistruar 13.434 studente ose 26,1 për qind, ndërsa këtu janë përfshirë edhe studentet që e kanë regjistruar vitin e parë për herë të dytë, të tretë dhe më shumë.