Nga Briana Averwater

Përpara se të më ofrohej një vend pune në Shqipëri, nuk mundja as ta gjeja në hartë këtë vend. Tani që po jetoj aty për një vit jam e bindur se kushdo duhet ta njohë këtë vend interesant.  Jeni duke planifikuar aventurën tuaj jashtë ? Perpara se të shkoni në një qytet tjetër të zhurmshëm diku, konsiderojeni këtë vend ballkanik në itinerarin tuaj.

.Shqipëria është shumë e lirë

Me darkat me ushqim të freskëta deti që kushtojnë rreth 5 dollarë, portofoli juaj do ta dashurojë këtë vend mesdhetar. Me një kosto të ulët jetese, akomodimi në një hotel të këndshëm është gjithashtu jo i shtrenjtë: shumë nga hotelet kushtojnë midis 40-50 dollarë, ndërsa resortet më të mirë 80 ose 90 dollarë. Transporti është gjithshtu i lirë, me autobuzët lokalë, ku me një dollar mund të lëvizësh në qytet. Shqipëria është një vend ku mund të shpenzosh pak dhe të jtosh si mbret.

2. Alpet shqiptare

Alpet shqiptare ofrojnë një pamje që të le pa frymë. Maja të thepisura të mbuluara me borë dhe ujëra të kristaltë, shpërblejnë udhëtarët që zgjedhin veriun e Shqipërisë.

3. Shqipëia është si një kapsulë e gjallë

Udhëtimi në Shqipëri të jep përshtypjen se dikush ka vendosur butonin “stop” në  vitin 1950’s. Duke qenë e mbyllur për një kohë të gjatë me botën, brezat e vjetër ende vishen dhe jetojnë si 50 vite më parë. Ndërsa qyteet kanë ndryshuar me vështirësi në dekadat e fundit,  fshatrat kanë ndryshuar ngadalë në shekujt e fundit. është një prezantim i shpejtë në një copëz jete ndryshe, që ka mbetur pas botës moderne.

4. Shqipëria ofron një shije të pasur të Mesdheut

Ashtu si fqinji i saj grek në jug, Shqipëria rrethohet nga ujërat e kaltër dhe të shndritshëm të Adriatikut dhe Jonit. Një vijë e pasur bregdetare e njohur si rivierra shqiptare numëron plazhe të shumtë të qetë e të pazbuluar përgjatë jugut të vendit. Rezidencat e qyteteve bregdetare si  Vlore, Sarande dhe Dhermi kanë disa nga plazhet më të bukura në Mesdhe.

5. Shqiptarët janë të këndshëm dhe të gjendur

Disa muaj më parë kur makinës sime iu cca goma në rrugë, një njeri i mrekullueshëm i zonës e ndërroi atë për 10 minuta dhe refuzoi të paguhej për punën e bërë. Pikërisht fundjavën e shkuar, shkova të blija disa ushqime në një nga dyqanet e zonës, por shpejt e kuptova që nuk kisha leke mjaftueshëm. Por shitësi insistioi që unë t’i merrja ushqimet dhe t’ja ccoja lekët ditën tjetër. Jma ende e surprizuar nga bujëria dhe dëhsira e tyre për të ndihmuar.

6. Shqipëria është e sigurt

Si një udhëtare femër në Shqipëri, jam ndjerë gjithmonë jashtëzakonisht e sigurt. Familjarët dhe udhëtarët e vetmuar mund të udhëtojnë pa patur problemin e një shoqëruesi. Edhe pse udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm nga gjithccka që i rrethon, Shqipëria është vendi më i sigurt në të cilin unë kam udhëtuar ndonjëherë.

7. Historia është e dukshme
 
Të pushtuar që nga para historia, shqiptarët kanë përballur përgjatë viteve disa nga perandoritë më të mëdha. Duke lëvizur nëpër ccdo qytet këtu, ti mund të ecësh përmes rroënjave romake, greke, bizantine, veneciane, ilire, otomane e më shumë. Historia ngjyen me dashuri vendet historike të pasura që gjendet në këtë zonë të botës.
 

8. Shqipëria ruan me krenari shumë vende të ruajtura nga UNESCO si trashëgimi kulturore

..duke përfshirë edhe Butrinitin, një vend arkeologjik i banuar nga romakët dhe grekët si dhe Beratin dhe Gjirokastrën,  dy qytete muzeale me shembuj të mrekullueshëm tyë arkitekturës otomane. Vende të tjera që mbeten kandidate për në Unesco janë Amfiteatri i Durrësit, Liqeni i Ohrit dhe Apollonia, që të gjitha tashmë në promovim dhe rinovim.

9. Shqipëria është një vend tërësisht unik

Ju nuk do të vizitoni kurrë një vend tjetër si Shqipëria. është një kontradiktë e bukur mes sharmit dhe kurajos, trashëgimisë unike dhe historisë. Aty thuhet me krenari se është vendlindja e emrave të njohur si  Rita Ora,  Jim dhe John Belushi dhe Nënë Terezës. Shqipëria ka degën e saj të gjuhës, që është tërësisht e palidhur me gjuhët e tjera të botës. Ky është një vend unik, i rezervuar jo vetëm për udhëtarët, por edhe për aventurierët.
 
 

 
 

Por e fundit dhe jo më pak e rëndësishmja, arsyeja pse duhet vizituar Shqipëria

10. Shqipëria po kthehet në një destinaciom turistik

 
…dhe në mënyrë të vazhdueshme po zë vendet e para në listën e udhëtarëve sicc është  Rough Guide’s “Top 10 Places to Visit in 2016.”  Shqipëria gjithmonë është cilësuar “sekreti i mbajtur më mirë në Mesdhe”nga britanikja Telegraph, dhe “pazari i fshehtë i Ballkanit” nga  Daily Mail. Me botën që është duke i vënë re thesaret, Shqipëria ka se ccfarë të ofrojë, unë e rekomandoj përpara se sekreti të dalë. /Opinion.al