E përditshmja ”Slloboden Peçat” njofton se partitë VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH, kanë marrë CD-të e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), me të dhënat e votuesve të dyshimtë, edhe atë pa ndonjë diskutim apo vendim nga KSHZ-ja.

Sipas këtsaj të përditshme, në këto CD ka të dhëna personale për votuesit dhe se këto CD janë tashmë në shtabet zgjedhore, që mund të shfrytëzohen për ndryshime të situatës në terren para se të fillojë verifikimi në terren.

Megjithatë, partitë politike kanë nënshkruar se kanë marrë materiale nga KSHZ-ja, ndërkaq edhe kryetari i Komisionit, Aleksandar Çiçakovski ka qenë kundër qasjes së partive në këto CD-ja me të dhëna, por jo edhe zëvendësi i tij, Rexhep Prekopuca.

Këshilltarja në KSHZ, Ljupka Guguçeva, thotë se nuk ka informim zyrtar për marrjene këtyre CD-ve, ndërkaq komente nuk jep as kryetari Çiçakovski.