Platforma e përbashkët e partive shqiptare e cila u bë publike dje, ka tronditur jo pak opinionin maqedonas por edhe partitë e bllokut atje, ndërkohë që mediat maqedonase janë munduar që me çdo shkas ta sulmojnë atë.
Me këtë platformë, obligohen që secila parti shqiptare e cila do bëhet pjesë e ekzekutivit të përmbahet marrëveshjes dhe të zbatojë me përpikmëri të gjitha pikat e saj në të mirë të shqiptarëve.

Ndonëse nesër pritet që presidenti i vendit Ivanov të ndajë mandatin shumicës parlamentare për formimin e qeverisë, akoma është e paqartë se si do të bëhet koalicioni i ardhëshëm për faktin se fillimisht Ivanov duhet të ndajë mandatin partisë më të madhe që ka fituar mandate në parlament por edhe shumicës parlamentare që ka numrat brenda legjislativit, por nga ky opcion i fundit akoma nuk ka ndonjë të re se kush kë e përkrahë në këtë drejtim.

Megjithatë, Agjencia e lajmeve Zhurnal nga burime mirë të informuara mëson se partia më e madhe maqedonase VMRO e ish kryeministrit Nikolla Gruevski po bëhet gati për opozitë, për faktin se platforma e tyre nuk mund të korespondojë me platformën e nënshkruar nga partitë shqiptare, dhe një pranim i tillë për ta do të ishte tradhëti.

Me këtë, VMRO definitivisht do të shkojë në opozitë ndërsa i ngelet LSDM që të fillojë negociatat për formimin e qeverisë së re e cila do të formohet edhe me partitë shqiptare që kanë fituar shumicën në parlament./zhurnal.mk