LSDM në zgjedhjet ishte mposhtur dhe në gjendje dëshpëruese mundohet  me populizëm joreal t`i gënjejë qytetarët se dëshiron t`ua lehtësojë jetën, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së lidhur me kumtesën e LSDM-së.

Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo parti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e cilësisë së arsimit, por, ashtu siç citojnë, kanë punuar në dëm të tij.

“Tani me reformat më të reja, LSDM propozon pushim të mësimdhënësve dhe profesorëve nga puna përmes zvogëlimit të fondit të lëndëve dhe orëve. Dhe largimi i njerëzve nga puna  është vlerë tradicionale e LSDM-së, e cila për fat të qytetarëve nuk do të realizohet. Qytetarët votuan për programin Realisht dhe për atë  nuk do të ketë pushime të profesorëve dhe mësimdhënësve nga puna. Ajo është e sigurtë dhe e qartë. Por, gjithashtu realisht do të vlerësohen edhe nxënësit. VMRO-DPMNE është kundër vlerave të këqia  nga tranzicioni dhe rrënimi i imponuar  i kritereve për shkak të presioneve  nga prindërit për notat e fëmijëve të tyre. Njëherë pasi do të zgjidhet në presionet bashkohet kriteri i lëshuar  ndaj të gjithëve  por ka pasur situata në të cilat tërë klasa ishte  me sukses të shkëlqyer”, qëndron në kumtesë.

VMRO-DPMNE, shtohet, gjithmonë ka qenë parimore kundër nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme me dituri më të vogla nga e nevojshmja për shkak të së cilës pasoja do të durojnë  tërë jetën, në fakultet dhe në tregun e punës, ndërkombëtarisht nuk do të jenë konkurrent, ndërsa dërgohet edhe porosi se, ashtu siç potencohet, mund të arrihet edhe pa punë por me lidhje dhe intervenime.

“Humbës kryesor i të gjithë asaj janë fëmijët të cilët janë viktima të propagandës së LSDM-së. Por, humbës është edhe tërë shoqëria. Derisa vendet në botë  janë në garë e cila më shumë dhe më shpejtë  do të bëjë ndonjë inovacion në Maqedoni nuk guxon gara të jetë  e cila me më pak mësim, lëndë dhe orë  do të përfundojë shkollë. Gjithkund në botë ka  testime të vazhdueshme dhe askund opozita nuk blen pikë me premtime se do ta heqë testimin ekstern”, citohet në reagim.

Nga VMRO-DPMNE-ja, potencojnë se gjithkund në botë opozita gjithashtu e pranon humbjen e zgjedhjeve, ndërsa e jona është, vlerësojnë, specifike dhe nuk mendon për të mirën e gjeneratave të ardhshme, as nuk e pranon vullnetin e shumicës, për atë, citojnë, edhe pas 10 cikleve zgjedhore vazhdon të jetë opozitë.