“Ai momentalisht, por sigurisht do të mbetet edhe më tej, uzurpues i pozitës së kryetarit të Kuvendit. Ai për ne mund të jetë vetëm deputet…Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të jetë i ashtuquajtur, për shkak se është zgjedhur në mënyrë joligjore, jokushtetuese dhe kundër rregullores”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Xhaferi për sot ka thirrë takim koordinues me partitë parlamentare për të gjetur zgjidhje për pushtetin lokal, pasi që skadon mandati i krerëve të komunave. Në kuadër të procesit të negociimit do të gjendet zgjidhje për caktimin e zgjedhjeve lokale.