VMRO-DPMNE do të marrë pjesë nesër në debatin e seancës parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re të mandatarit Zoran Zaev dhe siç ka deklaruar sot në konferencën për shtyp, zëdhënësi i kësaj partie Dimçe Arsovski, do të votojë “kundër”.

“Absolutisht se do të marrim pjesë dhe do të votojmë ‘kundër’. Në atë debat ku do të marrim pjesë, kemi mijëra arsye ku do të diskutojmë për kuadrot e reja-vjetra, kuadro kriminale të LSDM-së ku janë përmbushur afera kriminale me nepotizëm dhe afera tjera dhe skandale që i kanë ndjekur në vitet e kaluara. Ashtuqë kjo qeveri të cilën e ka propozuar Zoran Zaevi si qeveri të re- vjetër të LSDM-së është kryekëput kriminale, e korruptuar dhe me skandale. Ne kemi absolutisht arsye të debatojmë në Kuvend dhe të japim argumentet tona se pse kjo qeveri nuk duhet të jetë në krye të shtetit dhe pse këto ministra nuk duhet të jenë ministra në këtë shtet”, ka thënë Arsovski.

Lidhur me atë nëse partia e tij do të tërhiqet nga posti i nënkryetarit në Kuvend, Arsovski ka thënë se VMRO-DPMNE publikisht është deklaruar se as nuk pranon as edhe do të propozojë nënkryetar të Kuvendit.

“Këtë hap që e bëjmë ka dy arsye. E para është se ka aq shumë nënkryetarë dhe ekonomikisht është e paarsyeshme pasi shpenzohen paratë e qytetarëve, e dyta bëhet fjalë për pozitë që është shpikur nga ana e LSDM-së dhe Zoran Zaevit vetëm që të mund të tregtojë me funksione”, ka thënë Arsovski.

Lidhur me kërkesën e Këshillit nismëtar për Kongres të jashtëzakonshëm dhe ndërrim të Hristijan Mickoskit, Arsovski tha se Mickoski është në parti me detyrimet e tija të përditshme që i kryen si kryetar i VMRO-DPMNE-së. Lidhur me thirrjet për Kongres të jashtëzakonshëm, ai madje tha se kanë dhënë përgjigjen rreth asaj dhe se nuk dëshiron të përsëritet.