VMRO-DPMNE ka njoftuar se kundër Petre Shilegovit dhe LSDM-së  do të ngrejë padi penale për veprën penale deklaratën e rrejshme, pasi zëdhënësi i LSDM-së njoftoi se partia do të ngrejë akuza penale kundër kryeministrit në ikje Emil Dimitriev dhe kundër ministrave në dorëheqje Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Elizabete Kançeska-Mileska për shkak të shkeljes së Kodit Zgjedhor.

Nga partia thonë se sipas Kushtetutës, Qeveria që i ka përfunduar mandati për shkak të shpërbërjes së Kuvendit do të mbetet në pushtet deri në qeverinë e re.

“LSDM-ja gënjen dhe manipulon gjithmonë, dhe sidomos tani, në panik pas disfatës elektorale. Sipas nenit 93, paragrafi 5 i Kushtetutës qeveria aktuale së cilës i ka përfunduar mandati për shkak të shpërbërjes së Parlamentit, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Si pasojë, kryeministri dhe ministrat të cilët janë zgjedhur nga deputetë në parlament do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre si anëtarë të qeverisë deri në zgjedhjen e qeverisë së re “, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./TetovaSot