“1.8 milionë euro do të përfundojnë në xhepin e Elmedin Ademit, nipit të ish-ministrit të BDI-së, Abdulaqim Ademit, për ripërshtatjen e Sallës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup për Samitin e Kryetarëve të Shteteve të vendeve anëtare të OSBE-së. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bujar Osmani i japin tender kompanisë Eurovia DOOEL, e cila është edhe donatori më i madh i BDI-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas partisë opozitiare, e njëjta kompani që ka marrë 2 milionë euro për ndërtimin e një stacioni të policisë në Aerodrom, si dhe tenderin për rikonstruksionin dhe ndërrimin e objekteve për Universitetin “Nënë Tereza”.

“Kjo kompani ka shtuar fitimin e tenderëve nga nga institucionet shtetërore që nga viti 2017, pasi LSDM dhe BDI janë në pushtet. Ministria e Punëve të Jashtme jep 1.8 milionë euro për karrige dhe pajisje dhe askush nuk e di se ku do të përfundojnë ato pajisje pas përfundimit të Samitit të krerëve të vendeve anëtare të OSBE-së”, thekson VMRO-DPMNE.

Më tej thuhet se “Maqedonisë po i ndodh duizim dhe se BDI kujdeset për nipërit e ish-funksionarëve dhe aktualë”.

“Sa nipër të tjerë të zyrtarëve të BDI-së kanë frymë sipërmarrëse? Ka dyshime të rënda për një krim. Kompania bën donacion për BDI-në dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Osmani i japin tender. Prokuroria Publike të hapë menjëherë hetimin nëse tenderi i dhënë nga MPJ në vlerë prej 1.8 milionë euro është dhënë në shenjë falënderimi për donacionin që ka dhënë. Eurovia DOOEL në BDI? Dhe a janë në fakt paratë nga tenderi i MPJ-së kthim i donacionit, që do të thotë se BDI financohet nga paratë e shtetit? Përgjegjësia do të vijë shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.(INA)