VMRO-DPMNE i dërgoi në KSHZ listat e kandidatëve për deputet, këtë informacion e vërtetoi drejtori i qendrës për komunikime në parti, Ivo Kotevski.

“Bordi ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së mbrëmë vonë erdhën në përfundim se nuk ka prioritet më të madh sesa respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë, dhe anëtarët e këtyre dy organeve vendosën që partia sot deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor të dërgoje listat për kandidat për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për me 5 qershor.

Bordi ekzekutiv dhe qendror e vërtetuan përmbajtjen e listave dhe pas përfundimit të gjitha formaliteteve, në afatin ligjor, të njëjtat do të dërgohen në KSHZ.”, deklaroi Kotevski.