Duke u nisur nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies, VMRO-DPMNE-ja sot përmes gazetave ditore publikoi një thirrje publike për kandidimin e kandidateve për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2017. Kandidaturat do të mund që të dërgohen më së voni deri me 20 shtator, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

“Thirrja ka të bëjë për të gjitha 84 komunat në shtet. Në të njëjtën është përmendur se kandidat për kryetar komunash mund të jetë secili qytetar që i plotëson kushtet për kandidim të shënuara me Kushtetutë dhe ligj, të jetë anëtar i VMRO-DPMNE-së ose qytetar që nuk është anëtar i asnjë partie politike, por pajtohet dhe i përkrah politikat, ideologjinë, tentimet dhe programin e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.