Zoran Zaevi, falë Branko Crvenkovskit dhe Katica Janevës është i vetmi politikan edhe në Europë dhe botë i cili dy herë ka qenë i “aboluar”, njoftoi sot anëtari i komitetit ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, sa i përket vendimit të Prokurorisë Speciale Publike të largohet nga aktakuza e rastit “Puç”, shkruan Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

“Katica Janeva e dinte që kishte shumë dëshmi të cilat e vërtetojnë fajësinë e Zaevit dhe Verushevskit. Për këtë Katica Janeva vendosi t’i ndihmojë mbrojtësit të tij dhe ta shpëtojë nga përgjegjësia. Deri sa Zaevi, Verushevski dhe Janeva ishin të bindur se organizata keqbërëse përgjegjëse për “Puç”-in është e pafajshme, duhej të lejonin që ajo të dëshmohet në gjykatë. Kështu PSP në vend se të ndjekë krimin, vendosi ta përkrahë krimin”, tha Gjorçev.

Ai përsëri sulmoi PSP-në duke thënë se me këtë vendim PSP plotësisht u delegjitimua dhe tregoi se punon në mënyrë “joprofesionale, partiake dhe politike”