Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka pranuar donacion prej 18 “NR” desktop kompjuterëve dhe 18 “NR” monitorë nga Misioni i OSBE-së në Shkup. Donacionin e ka dorëzuar Viktor Soci, u.d. drejtues i Sektorit për zhvillim të policisë pranë Minisionit.

Ky donacion, siç kumtuan sot nga MPB-ja, është pjesë e aktivitetit të përbashkët të përgjithshëm, të zbatuar konform listës së kontraktuar të aktiviteteve të kryera në kuadër të Buxhetit të unifikuar të Misionit të OSBE-së në Shkup për vitin 2016, e cila, siç thuhet, synon drekt përforcimit institucional të kapaciteteve në kuadër të strukturave të MPB-së në fushën e analizës kriminalistike dhe ndarjes së informacioneve të zbulimit.

Ky aktivitet është edhe një shembull i bashkëpunimit të frytshëm dhe efektiv mes Misionit të OSBE-së dhe MPB-së.