VMRO-DPMNE sot nëpërmjet një komunikate për media panë të rrugës që sot të flasin për tomografe kompjuterike, të cilat i kishte blerë Qeveria e VMRO-DPMNE-së, ndërsa sot, sipas VMRO-DPMNE-së, të njëjtën gjë mund ta bënte edhe LSDM, mirëpo, siç thonë nga partia, LSDM 350 milion euro i harxhoi për lukse dhe pasurimin e udhëheqësve të tyre.

“Gjatë kohës së qeverisjes të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, u blenë disa tomografe kompjuterike, vlera e të cilëve, një kushtonte 350.000 euro. Investimi ishte i dedikuar për të gjithë pacientët që kishin nevojë për diagnostifikim të shpejtë të sëmundjes. Me 350 milion euro që i harxhoi qeveria e paaftë e LSDM-së për 100 ditë, mund të blenin 1000 tomografe kompjuterike”, thuhet në komunikatë.

Nga VMRO-DPMNE thonë se qytetarët çdo ditë po e ndjejnë politikën e pistë të cilën e zbaton LSDM dhe Zaev.

Nga VMRO-DPMNE gjithashtu thonë se nëse VMRO-DPMNE ishte në pushtet, do të vazhdonte të realizonte projekte prej të cilave do të përfitonin të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Përshkak moskujdesit, paaftësisë dhe papërgjegjësisë të LSD-së dhe Zaev, qytetarët më 15 tetor në zgjedhjet lokale do ta dënojnë Zaevin dhe në tërësi do ta delegjitimojnë dhe dënojnë qeverisjen e tij shkatërrimtare”, porosisin nga VMRO-DPMNE./Zhurnal.mk