Që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur në krye të VMRO-DPMNE-së është Hristijan Mickoski, vërteton se nuk ka mospajtime brendapartiake, por vetëm demokraci, ndërsa disa anëtar ose distancohet ose e sulmojnë udhëheqësinë, shkruan Rel, transmeton Zhurnal. Analistët shprehen se ndryshimet janë vetëm zgjidhje personale.

Reforma brendapartiake, anëtar të ri në trupat partiake, paralajmërime për ndryshim të statutit dhe paralelisht ka pakënaqësi ndaj zgjedhjes së Mickoskit për kryetar, është atmosfera në VMRO-DMNE gjatë muajve të fundit.

Para kongresit në Vallandovë, në opinion dolën personat e shquar të VMRO-DPMNE-së, deputetët Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshoski ku theksuan se nuk po zhvillohet një kongres demokratik dhe konkurencë lojale. Pas zgjedhjes së Mickoskit për kryetar, Dimovski nuk është më koordinator i grupit parlamentar të kësaj partie, dhe as që paraqitet shpesh në pres-konferencat partiake.

Nga ana tjetër Mickoski thotë se është i ashpër vlersimi se brenda në parti ka pasur mospajtime mes anëtarve të lartë të kësaj partie, sepse sipas Mickoskit VMRO-DPMNE është parti demokratike.

Sipas profesorit universitar, Nikolla Dujovski në VMRO-DPMNE nuk ka dallime të mëdha që kur Mickoski është në krye të kësaj partie. Përveç ndryshimeve personale, ndryshime në udhëheqjen e politikave nuk ka, vërteton ai.

“Është fakt që partia është në një situatë të rëndë dhe se Mickoski ka probleme serioze të brendshme. Deri më tani nuk shoh se janë pozicionuar ndryshe për ndonjë çështje nga ajo VMRO-DPMNE që udhëhiqej nga Nikolla Gruevski”, thotë Dujovski.

Ndryshe, katër muaj që kur erdhi në pozitën si kryetar, ende një pjesë e opinionit vlerson se ka afërsi me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, edhe pse publikisht nuk ka shumë konekcione mes tyre. Gruevski gjatë këtyre ditëve disa herë përmes profolit të tij në Facebook personalisht kishte kritikuar Qeverinë e LSDM-së. Në pyetjen se si janë lidhjet me Gruevskit, Mickoski shkurt u përgjigj se kanë marrëdhënie korrekte sikurse me gjithë anëtarët tjerë të partisë.