Pikat e platformës që janë pranuar nga Zoran Zaev dhe LSDM-ja janë nënçmim për Maqedoninë dhe i referohen ndryshimit të emrit, thonë nga VMRO-DPMNE dhe përsëri i ofrojnë mbështetje Zaevit nëse ai refuzon krijimin e qeverisë së imponuar ngaTirana.

“Zgjedhjet kanë kaluar, qytetarët votuan për VMRO-DPMNE-së, jo për platformë nga  Tiranë. Është e papranueshme që kjo platformë, pra nga Tirana, të jetë kusht për formimin e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë.Ajo qeveri, për ne, do të jetë qeveri e Tiranës. Zoran Zaevi dhe LSDM-ja nuk e kanë problem që ta shpallin gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj si gjuhë zyrtare në Maqedoni. Zoran Zaevi dhe LSDM-ja nuk e kanë problem që ta ndryshojnë emrin e shetit, himnin, flamurin , banknotat, uniformat, mbishkrimet, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Nga partia pyesin nëse qytetarët janë të përgatitur për ridefinim, kantonizim, federalizim, ndryshim të emrit, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë, dhe formimin e qeverisë së Tiranës.

VMRO-DPMNE e inkurajon Zoran Zaevin dhe LSDM-në që ta hudhin poshtë këtë platformë, nëse kanë dyshime se ajo është e dëmshme për Maqedoninë dhe ju ofron përsëri mbështetje.

Në këtë rast do t’i ndihmohet Zoran Zaevit dhe LSDM-së të formojnë qeveri, si të duan ata, e cila nuk do të jetë qeveri e Tranës edhe pse ata janë humbës të zgjedhjeve. Çmimi do të jetë shumë më i vogël nëse Zaevi dhe LSDM-ja i flakin nënçmimet dhe shantazhet që vijnë nga Tirana. VMRO-DPMNE-ja ndjen përgjegjësi që të respektojë vullnetin e shumicës së qytetarëve të cilët votuan koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”, dhe për shkak të kësaj VMRO-DPMNE-ja nuk do të lejojë asnjë zgjidhje që nuk është në interesin shtetëror dhe nacional”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.