Shoqata e gazetarëve funksionon sikur kryetar i tyre të jetë ende drejtori në qendrën për mardhënie me publikun nga LSDM, Robert Popovski, akuzuan sot nga VMRO-DPMNE.

Nga atje konsiderojnë se SHGM përdor retorikë krejtësisht të njejtë dhe akuzat e njëjta të rreme sikurse dhe LSDM/Soros. Me mbrojtjen e Sorosit, SHGM vërtetoi se nuk është një shoqatë gazetarësh e cila kujdeset për gazetarët, por për urdhëruesit dhe manipulatorët nga LSDM/Soros, thonë nga VMRO-DPMNE

“Tani ësht e qartë pse SHGM heshti dhe fshihej para sulmeve mbi gazetarët e Sitel, MTV, Kurir, Republika, derisa huliganët e LSDM/Soros fizikisht i sulmuan dhe iu kërcënuan gazetarëve se zorrët do ua tërheqë zvarrë nëpër rrugë”, thuhet në deklaratën partiake.