Qeveria sot planifikon të merr borxh të ri prej 6,5 milion euro. Paratë duhet të sigurohen nëpërmjet auksionit të  procesverbaleve shtetërore. Ditën e ardhshme kalendari i ministrisë për financa parashikon kthimin e shumës së njëjtë.

Kjo është huamarrja e dytë pët këtë vit.

Në auksionin e parë në procesverbalin shtetëror javën e kaluar shteti mori hua nga kreditorët vendas 31 milion euro, ose 16 milion euro më shumë sa duhej të ktheheshin ditën e ardhshme në ekonomi.

A do të fitojë sot apo nesër qeveria shumë më të lartë se sa ajo që presin do të dihen pas auksionit e cila zakonisht realizohet pasdite.

Sipas të dhënave të fundit borxhi publik i shtetit është 50,6 % nga bruto prodhimi vendor, ose niveli më i lartë rekord i borxhit publik deri tani.