Qeveria e LSDM, në 6 muaj, e fundosi shtetin për një shumë të pabesueshme prej 611 milionë euro. Për shkak të mos punës siç duhet nga kjo qeveri jo-qytetare dhe të paaftë shuma me të cilën do ta rëndojë shteti do të rritet në mbi 1.465.000.000 euro, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

“Qeveria e LSDM dhe Zaev do të arrijnë një nivel historik të borxhit të qytetarëve dhe shtetit. Me këtë marrëdhënie të shkatërimit, LSDM po i trajton  paratë e shtetit sikur të ishte një fuçi pa fund. LSDM po i gënjen qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Premtuan se nuk do të merrnin hua, dhe ja tani janë shëndruar në huamarrës enorm. Qytetarët nuk janë të detyruar që të vuajnë për shkak të paafrësisë së LSDM, të Zaevit dhe Tevdovskit dhe kanë të drejtë kur pyesin se për çka LSDM planifikon të rrisë borxhin, ndërsa në anën tjetër shkurton 24 milionë euro të subvencioneve për fermerët. Por puna e vetme e qeverisë së Zaevit si duket është harxhimi i parave të qytetarëve për luks dhe gjëra joproduktive. Kështu në pjesën e të shpenzimeve jo-produktive ka një rritje për udhëtime prej 5.2 milion euro”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti thotë se për të gjitha këto abuzime financiare dhe huamarrjet e pabaza nga ana e LSDM, përgjegjësi do të mbajnë Zaev dhe Tevdovski.