Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë votuar para pak çastesh në shkollën fillorë “Faik Konica”.

Më pas Thaçi ju drejtua qytetarëve duke ju thënë dilni dhe votoni për të mirën tuaj dhe për të mirën e vendit tuaj.

“I ftoj qytetarët që të votoj për të mirën e tyre, për të mirën e vendit të tyre, të votojnë për të ardhmen euroatlantike, të votojnë për një jetë më të mirë, për zhvillimi ekonomik, për mirëqenie”, ka thënë Thaçi.