Garë ndërkombëtare për cilësi të mjaltit do të mbahet në Tetovë në fund të tetorit, ndërsa në suaza të organizimit për uikend në qytet  komisioni prefesional ka bërë vlerësim  të mostrave të arritura të mjaltit. Garën e organizon shoqata “Mjalti i Pollogut” dhe “Qyteti i bletëve”.

Në ditët në vijim do të zbatohet edhe faza e dytë e vlerësimit të mostrave të mjaltit përmes analizës kimike. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin pikë  dhe rradhitje  e cila do të shihet në ditën e mbajtjes së garës kur edhe do të prezantohen prodhuesit.

Në pjesën përfundimtare garuesit e prodhuesve do të prezantohen  në shumë grupe të mjaltit – të livadhit, gështenjave, akacies dhe llojeve të tjera.