Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! kanë realizuar një aksion simbolik, duke hedhur pleh dhe baltë drejt zyrave të kësaj ndërmarrje, për shkak siç kanë thënë të varfërimit të qytetarëve të Kosovës.
“Kompaninë për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë që nga privatizimi i saj më 2012 e kemi dëgjuar veç për keq. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! realizuan një aksion simbolik duke hedhur pleh dhe baltë drejt zyrave të kësaj ndërmarrje, për ta shprehur kështu simbolikisht që kjo është çka kjo ndërmarrje meriton sepse po varfëron çdo ditë e më shumë qytetarët e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosje!-s