Ushtarët e UÇK-së i kanë çuar selam Fatmir Limanit që mos flase për UÇK-në sepse ai kurrë ska qenë pjesë e ushtrisë Çlirimtare Kombëtare andaj edhe ska të drjetë të komentojë të flas apo të dërgojë akuza ndaj njerëzve të cilt e dhanë jetën për atë luftë.

Ditë më parë në emision Clik plus në tv 21 ,  Fatmir Limani drejtoi akuza të rënda kundrejt bashkpartiakëve të tij Fatmir Deharit, Hazbi Likës . Këta që luajnë rolin e reformatorëve apo paraqiten si reformator janë fajtor për emërimin në kontinuitet të funskionarëve të njëjt nëpër funksione shtetërore. Fatmir Dehari është fajtori kryesor që vazhdimisht e ka propozuar Musa Xhaferin për zavendës kryeministër apo ministër sepse ai ka qenë kryetar degës së BDI në Kërçovë. Hazbi Lika ka qenë dhe është fajtori kryesorë që Fatmir Besimi vazhdimisht gëzon pozita dhe funskione të larta shtetërore dhe lokale, sepse pikërisht Hazbi Lika ka qenë kryetar i degës së BDI në Tetovë kur Fatmir Besimi vazhdimisht propozohej për funksionet ministrore që i ka ushtruar – u shpreh Limani