ymeri1

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka kërkuar mbështetje financiare nga qytetarët për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në video, Ymeri thotë se pasi aktiviteti i VV-së është shtuar, dhe për të mbuluar kostot financiare të një situate të tillë, si zakonisht, na duhet ndihma.

“Të nderuar miq,
Muajt e fundit, sigurisht se keni përcjellur aksionet e pandërprera të Lëvizjes sonë, për t’i ndalur dy marrëveshje tepër të rrezikshme për vendin tonë.
Aktiviteti ynë është shtuar, ashtu siç është shtuar edhe presioni ndaj nesh.
Në kushte të tilla nga ne kërkohet edhe më shumë punë, edhe më shumë aksione dhe më shumë angazhim.
Për të mbuluar kostot financiare të një situate të tillë, si zakonisht, neve na duhet ndihma dhe mbështetja juaj, të cilën mund ta bëni në këta numra të llogarisë:
ProCredit Bank Kosova
INICIATIVA QYTETARE LEVIZJA VETEVENDOSJE
Nr. i xhirollogarisë: 1189-001551-0001-36
IBAN: XK051189001551000136
SËIFT CODE: MBKOXKPRXXX
Ndryshimin do ta bëjmë vetëm së bashku!
Ju faleminderit!”, thotë Ymeri në videon e publikuar.

www.facebook.com/vetevendosje/videos/vb.58483591999/10153096387977000/?type=2&theater