Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është kërcënuar. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, në një status në rrjetin social Facebook shkruan se është kërcënuar nga ata që mbrojnë vjedhjet, por ajo nuk ka dhënë asnjë detaj. “Modelet e vjedhjes shtetërore kane nisur kërcënimet. Por… Dua të siguroj… Që këtë betejë do ta çoj deri në fund, e do ta FITOJ, edhe në emër të çdo fëmije , apo çdo të rrituri që ju mohohet kujdesi shëndetësor!”, shkruan Vokshi në rrjetin social Facebook. Deputetja demokrate muajt e fundit ajo ka denoncuar kryesisht aferat në shëndetësi. (noa.al )pd albanaa-2