Nga Qenan Aliu

 Miq të dashur, Sot diplomacia amerikane përmes ambasadës së saj në Shkup,politikanëve udhëheqës shqiptar në Maqedoni ua ka numëruar NOKDAUNIN e dytë.Ndërsa Vmro –DPMNE -së dhe Nikolla Gruevskit para disa muajsh ia ka shpallur tani për tani në mënyrë të heshtur Nokautin politik,dhe ai do të jetë i përjashtuar nga skena politike dhe do të përgjigjet para drejtësisë. Ndërkaq, nokdaunin e tretë , Bdi-së dhe Ali Ahmetit , kjo diplomaci synon që qytetarët tua shpallin në zgjedhjet e jashtëzakonshme kurëdo që të mbahen ata. E pas të tretit, NOKAUTIN politik për ta larguar nga skena me gjuhën diplomatike lidershipit të partisë , në vesh do tua kumtojë një përfaques i lartë i Stejdepartamentit amerikan i shoqëruar nga një përfaqësues i bordit të konzorciumit ”Maxhar-telekom” !

Nëse largimi nga skena politike, nuk do të ndodh me anë të ndëshkimit me votën e lirë, largimin do ta ”lehtësojnë,” që të jetë me ”vetëdëshirë”, sepse kjo diplomaci nuk e ka problem fitoren eventuale të partive të Vmro-Dpmne-së dhe Bdi-së, por stili dhe strategjia amerikane nuk mund ta gëlltisin faktin që akoma me këtë vend të udhëheq si autoritar Nikolla Gruevski dhe vetëm një tajf kriminale e kupollës së Bdi-së. E keni parasysh , edhe në politkë nga  njëherë vlenë rregulla e pashkruar, pas tre nokdaunëve të shpallet nokauti !

© fol.mk