Dokumentari “Udhëkryqi i madh i Hashim Thaçit”, i transmetuar mbrëmë në Klan Kosova, ka nxitur reagime të shumta; kryesisht tek përkrahësit e Liderit të PDK’së.

Mbrëmë në Klan Kosova është transmetuar emisioni “Zona Express” me autor Leonar Kerquku Kësaj radhe, është trajtuar kriza politike në vend përmes një dokumentari që në qendër kishte figurën e Liderit të PDK’së Hashim Thaçit. 

Dokumentari “Udhëkryqi i madh i Hashim Thaçit” ka shënuar rekorde shikueshmërie, ashtu sikurse edhe dy emisionet e para; në audencë televizive ashtu edhe në Youtube. Tashmë ky dokumentar, sipas të dhënave të brendshme, është shikuar 100 mijë herë.

Dokumentari është shoqëruar edhe me shumë reagime; kryesisht në rrjetet sociale nga përkrahës të Liderit të PDK’së.

Emisioni Zona Express transmetohet çdo të diel në ora 20:45 në Klan Kosova.

Këtu e keni dokumentarin e plotë: