whatsapp_1451659836-5902767WhatsApp është një nga aplikacionet më të suksesshme, i cili u bë shumë i suksesshëm brenda pak viteve.

Aplikacioni për mesazhe me tekst dhe me zë u lansua më 2009, por që nga atëherë ai ka mbledhur më shumë se 1 miliardë përdorues.

Kjo do të thotë se për pak kohë WhatsApp u bë një aplikacion shumë i famshëm për mesazhe.

Pasi u bë shumë i popullarizuar, Facebook i bëri ofertë themeluesit të tij dhe e bleu atë në shkurt të vitit 2014 për 16 miliardë dollarë.

Tani WhatsApp është bërë një pjesë e rëndësishme e njerëzve, dhe versione të reja të sistemit të tij vetëm vazhdojnë të dalin.

Me këtë mendje, pritet që WhatsApp në versionin e ri të iOS të vijë me aftësinë për të bërë video-thirrje. Raportimet e fundit thonë se WhatsApp është gati që ta prezantojë këtë veçori në përditësimin e ardhshëm.

BTR citoi një burim gjerman, i cili sugjeron se WhatsApp është gati të prezantojë veçorinë e video-thirrjeve për herë të parë.

Kjo veçori e re në WhatsApp padyshim që do të sjellë shumë telashe për aplikacionet e tjera që ofrojnë të njëjtin shërbim, si Skype për shembull dhe FaceTime.

Skype është bërë mjaft e popullarizuar që nga lansimi i saj, por me ardhjen e kësaj veçorie në WhatsApp dhe duke e ditur se ky aplikacion ka më shumë se 1 miliardë përdorues në gjithë botën, një frikë ka filluar ta kaplojë kompaninë Skype.

Se si do të ndikojë ky përditësim në kompaninë Skype mbetet të shihet, me shumë analistë teknologjikë që thonë se nëse kjo ndodhë, Skype do të falimentojë.