Pavarësisht se janë të kriptuar, mesazhet e WhatsApp mund të jenë gjithmonë në rrezik vjedhjeje. Një kërkues amerikan ka “gërmuar” dhe ka zbuluar një “backdoor” sigurie, e thënë ndryshe një lloj porte sekrete të softëare në chat.

TechSot.al shkruan se kjo portë do i mundësonte Facebook, pronar i platformës, apo të tjerëve, që të ndërhynin e të lexonin mesazhet, pavarësisht se janë të koduara. Lajmi publikohet nga versioni online i the Guardian.

Facebook gjithmonë e ka vlerësuar sigurinë, si më të mëdhatë për chatin e WhatsApp, aplikacioni që sot në të gjithë botën numëron mbi një miliard përdorues, dhe që është shndërruar në mjet komunikimi edhe për kategoritë “e ndjeshme” të personave, si në rastin e aktivistëve, desidentëve, apo diplomatëve.

Tobias Boelter, kërkues në Universitetin e Berkeley, në Kaliforni i ka shpjeguar gazetarëve të the Guardian, se vulnerabiliteti, qëndron në në mënyrën se si është konceptuar protokolli i kriptografisë.
TechSot.al raporton se Boelter thotë se ka sinjalizuar Facebook në prill 2016, dhe kompania i është përgjigjur se ëhstë në dijeni, por për momentin nuk i ka të gjitha kapacitetet punëtore për të ndërhyrë.

The Guardian konfirmon se backdoor ekziston ende./TechSot.al/