(Me shaks -shkurtimisht)

Të dashur qytetarë,

(Nuk është PRECEDENT por MANIPULIM)

Kryeparlamentari ka detronizuar demokracinë. Është abuzues dhe manipulues i pashembullt në historitë parlamentare. Dy raste janë kruciale që demisitifikojnë atë.

Ju lutemi lidhur me MOCIONIN, thjesht nuk u aritë të ketë as KUORUM.Dhe nisur nga kjo (mungesë kuorumi) në përputhje me kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit nuk u REALIZUA as DISKUTIM e as AKT i VOTIMIT.
Rregullorja e Kuvnedit përcakton INSTITUCIONIN E BESIMIT të qeverisë, pra nuk ka institucion të *mosbesimit*. VETEM AKTI I VOTIMIT pas diskutimit shpërfaq besimin apo mosbesimin e qeverisë.
Meqë njihet institucioni i BESIMIT të qeverisë të gjithë deputetët POZITË-OPOZITË kanë obligim kushtetues e parlamentar të qëndrojnë në sallën plenare(përveç me arsye të pa negociushme) dhe të zhvillojnë diskutim. Secili i zgjedhur i popullit ka të drejtë kushtetuese të votoj sipas bindjes së tij për mocionin.

Pra aq sa mund të jet e interesuar opozita për të mbledhur shumicë në seancë, po aq ka për obligim të mbledhë shumicë edhe pozita.Mospjesmarja në seancë jovetëm se është qyqari por edhe në kundërshtim me interpretimin e mirfillt të normave të akteve pozitive të kuvendit dhe kushtetutës. Kjo mund të kualifikohet jovetëm SABOTIM i demokracisë, por edhe shpërdorim të autorizimeve publike nga ana e kryeparlamentarit dhe deputetëve tjerë, sepse ushtrimi i funksionit të deputetit është profesional dhe inkompatibil.
Në botën demokratike mocioni i besimit të qeverisë është protokoll solemn, tek ishte shantazh,kërcënim e pazar !

P.s-Kaq shkurtimisht në detaje do ti sqarojmë përmes mediave !

(q.a)