Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi në emisionin Click Plus në tv21 theksoi, në komisionin që po zhvillohet negociata në Kuvend, po garojnë për kryetarë të komisionit për zgjedhje dhe emërime dy partitë maqedonase.

“Në komision, 6 anëtarë janë nga VMRO-ja, 5 anëtarë nga LSDM, dhe nga një anëtarë për partitë shqiptare, BDI dhe Lëvizja BESA. VMRO dhe LSDM-ja po garojnë se cili do të kryesojë me këtë komision, VMRO-ja bazohet në atë se ajo ka udhëhequr me këtë komision që 10 vite dhe sipas tyre duhet edhe këtë rradhë t’i takojë posti i kryetarit të komisionit”, theksoi Xhaferi, shkruan TetovaSot përcjell FOL.