Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot dërgoi video-urim deri tek të gjithë qytetarët në prag të Vitit të Ri 2022.
“Qytetarë të nderuar. Viti i Ri është pothuajse në prag dhe tani e përcjellim vitin e vjetër dhe më duhet të pranoj se me padurim dhe me optimizëm të madh e presë vitin 2022 se nuk do të jetë asnjë segment si kjo që ishte. Fatkeqësisht ishte i rëndë, i mbushur me sfida, pengesa, më hidhëruese është që paralelisht me pasojat ekonomike, shëndetësore edhe pasojat të shëndetit mental në nivel global që i shkaktoi pandemia e Kovid-19”, thotë Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi rikujtoi se ky vit shteti jonë ishte i goditur me tragjedi të mëdha, siç tha, humbëm bashkëqytetarë tonë që lanë dhimbje dhe shije të hidhur tek të gjithë ne.

“Këtë vit kishim zgjedhje të rregullta lokale, me çka pasoi periudhë e panjohur e jetës politike në vend, që më pas shkaktoi funksionalitet të pjesshëm të institucioneve vendore. Derisa, Kuvendi funksionoi në kuadër të protokolleve të vendosura shëndetësore me çka mbetëm të mbyllur për vizitat tuaja. Po fokusohemi në transparencë, qasshmëri dhe përforcim të rolit mbikëqyrës të Kuvendit për të qenë më afër jush, për dialogun politik që po vijon këtu, në Kuvend”, kumtoi Xhaferi.

E rëndësishme, siç tha është, dialogu politik, përballja e argumenteve dhe lufta për ndryshimin dhe përmirësimin e dispozitave ligjore për lehtësimin e jetës së qytetarëve, në kuadër të demokracisë.

Xhaferi në video-urimin thotë se të gjithëve na bashkon Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se duhet të ndërtojmë marrëdhënie për besim të ndërsjellët, respekt në mes nesh dhe jashtë për fqinjët tonë.

“Të japin punë të palodhur dhe të tejkalojmë kornizat që na kufizojnë. Atëherë do të kemi sukses. Qofshi shëndosh e paçit sukses”, porositi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.