Mundësitë për mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë janë të pafundme kur bëhet fjalë për miqësi tradicionale të sinqerta dhe të mira të bazuara në vlera të vërteta dhe urën e lidhjes së të cilëve janë qytetarët e të dy vendeve, marrëdhënie të tilla mund të jenë vetëm më të forta dhe natyrisht në të mirë të qytetarëve, tha kryetari i Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, gjatë fjalimit të saj në Simpoziumin “Vlerat e humbura të kulturës turke në Ballkan dhe Evropën Lindore”.

Ai potencoi se ka nderin dhe kënaqësinë që në emrin personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin ka mundësinë të përshëndes hapjen e këtij simpoziumi të rëndësishëm të titulluar “Vlerat e humbura të kulturës turke në Ballkan dhe në Evropën Lindore”, dhe të përshëndes prezencën e Kryetarit lartë të respektuar të Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, Shentop, dhe kisha dashur të shfrytëzoj këtë rast dhe juve koleg i nderuar, mirëpo edhe të gjithë të pranishmëve, dhe bashkëqytetarëve tanë pjesëtarët të bashkësisë turke, t’ju uroj 21 Dhjetorin, Ditën e mësimit në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Dëshiroj të theksoj se pasuria e shoqërive multietnike është pikërisht në pasurinë e gjuhëve, kulturave, traditave dhe kuptohet, vlerave që paraqesin identitetin dhe veçantinë e çdo bashkësie veçmas dhe janë shenjë e saj mbrojtëse ndërsa në vendin tonë, kjo reflektohet në mënyrë të shkëlqyer”, tha Xhaferi.

Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendin e Madh Nacional të Republikës së Turqisë, gjegjësisht, i karakterizon bashkëpunim i frytshëm edhe atë, si në nivelin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare ku janë anëtare të dyja dhomat ligjvënëse.

“Shpresoj se takimet dhe vizitat ndërsjella në nivelin më të lartë shtetëror do të rezultojnë me marrëveshje dhe lidhje të edhe qindra marrëveshjeve tjera që janë korniza e domosdoshme ligjore për zhvillimin e papenguar të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të gjitha marrëdhënieve tjera, me ç’rast, do të konstatoj me kënaqësi se për marrëdhëniet miqësore, familjare dhe gjithë të tjerat ndërmjet qytetarëve të dy vendeve, nuk duhet të shtohet asgjë, respektivisht, lidhjet janë aq të fuqishme, historike, tradicionalisht të ngrohta, që mund të shërbejnë si shembull për të gjitha shtetet në rajon”, thotë Xhaferi

Republika e Maqedonisë së veriut është fuqimisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik dhe promovimit dhe ndarjes së vlerave dhe përgjegjësive të përbashkëta të NATO-s, si vend-anëtar i saj i 30-të.

“Në këtë rrugëtim që së shpejti do i vihet kurorë, kemi pasur mbështetje pa rezervë të gjitha vendeve prandaj, dua ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe prezencën e kolegut Shentop dhe të shpreh mirënjohje ndaj Kuvendit Turk për ratifikimin e Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, që është akt i mbështetjes së sinqertë dhe përveç kësaj, do të jetë vazhdim i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, potencoi Xhaferi.