Portali Fol.mk edhe njëherë ngrit zërin duke ju bashkangjitur shqetsimit të popullit me rastin e emrimit të ish funksionarëve të BDI –së si Prokuror në Prokurorinë Publike siç ishte rasti me ish zëvendës e ministrin e punëve të mbrenshme Xhelal Bajrami i cili u emrua zëvendes i prokurorit publik Marko Zvrlevski pa patur asnjë ditë përvojë në punët e jursipodencës si dhe duke qenë pëerfaqsues i partisë shqiptare në pushtet BDI si dhe  prokurorë tjerë poashtu përfaqsues apo  familjare të funskionarëve të partive në pushtet BDI dhe VMRO  .

Ajo që është edhe më shqetsuese e që prek ndjenjat e shqipëtarëve është fakti se gjatë periudhës kur Xhelal Bajrami ishte zv.ministër i punëve të mbrenshme ndodhi rasti famëkeq Monstra ku shqipëtarët u arrestuan pa fakte dhe argumente mandej ish Ministrja Jankullovska e mbështetur nga zv.ministri Xhelal Bajrami , shqiptarët e arrestuar  i shpalli terroristë akoma pa ju marrë dëshmitë dhe për fat të keq këto shqipëtar sikur edhe shumë shqiptarë tjerë vuajnë dënimin për një vepër që nuk ka asnjë argument se  ata e kanë kryer .

FOL pyet publikisht tani më Prokurorin Xhelal Bajrami se a do të ndërmer procedura ligjore për të rishqirtuar këtë rast dhe sa do pak për të përmirsuar gabimin e tijë dhe të partisë së tijë edhe pse është gabim që nuk përmirsohet dhe nuk falet, apo do të vazhdojë me punën e tijë dhe qëndrimin tani më të njohur vazal dhe servil kundrejt “Shefave “ të tijë atë kohë Gordana Jankullovskës e tani Marko Zvrlevskit .

Fol.mk